Tetë lojtarë të lënduar te Bayern, Tuchel mund t’i jap hapësirë Ibrahimovicit kosovar

Skuadra e Bayern Munich nesër zhvillon ndeshjen e rëndësishme të javës së 31-të në Bundesliga, kundër Werder Bremen. Ekipi i Thomas Tuchel ka probleme me lëndime para kësaj ndeshje, ku mungojnë tetë lojtarë, shkruan Lajmi.net Lojtarët që mungojnë kundër Bremen, janë: Josip Stanisic, Dayot Upamecano, Lucas Hernandez, Alphonso Davies, Eric Maxim Choupo-Moting, Manuel Neuer, Paul…

Sport

05/05/2023 20:40

Skuadra e Bayern Munich nesër zhvillon ndeshjen e rëndësishme të javës së 31-të në Bundesliga, kundër Werder Bremen.

Ekipi i Thomas Tuchel ka probleme me lëndime para kësaj ndeshje, ku mungojnë tetë lojtarë, shkruan Lajmi.net

Lojtarët që mungojnë kundër Bremen, janë: Josip Stanisic, Dayot Upamecano, Lucas Hernandez, Alphonso Davies, Eric Maxim Choupo-Moting, Manuel Neuer, Paul Wanner dhe Leon Goretzka.

Shkaku i këtyre lëndimeve, në kampin e ‘Bavarezëve’ gjatë kësaj jave për tre ditë rresht, Tuchel ka ftuar edhe lojtarin kosovar, Arijon Ibrahimovic për të zhvilluar stërvitje me ekipin e parë.

Ibrahimovic për herë të parë nën-urdhërat e Thomas Tuchel mund të jetë në stol të Bayern Munich.

Kujtojmë që Bayerni është në pozitën e parë me 62 pikë, një më shumë se vendi i dytë, Borussia Dortmund (61)./Lajmi.net/