Testohen kapacitetet e mbrojtjes ajrore të Policisë së Kosovës, Kurti: Mbështetja jonë për fuqizimin e këtyre pajisjeve do të jetë e vazhdueshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot, në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, është realizuar testimi i mundësive të mbrojtjes ajrore, duke u bazuar në kapacitetet e brendshme të Policisë së Kosovës. Ai ka thënë se dy vite më parë, në kuadër të Policisë së Kosovës, është themeluar Drejtoria e Mbrojtjes Ajrore,…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot, në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, është realizuar testimi i mundësive të mbrojtjes ajrore, duke u bazuar në kapacitetet e brendshme të Policisë së Kosovës.
Ai ka thënë se dy vite më parë, në kuadër të Policisë së Kosovës, është themeluar Drejtoria e Mbrojtjes Ajrore, me njësitë dron dhe antidron si komponentë kyç, shkruan lajmi.net.
Kurti ka premtuar mbështetje për ngritjen dhe fuqizimin e këtyre pajisjeve.
“Falënderoj zyrtarët për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar. Mbështetja jonë për ngritjen dhe fuqizimin e këtyre pajisjeve dhe mënyrave do të jetë e vazhdueshme”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: