Tërshëra, drithi i një mijë virtyteve

Mëngjesi i parë për ne është një ritual, i shëndetshëm për të nisur një ditë siç duhet.

Lifestyle

21/03/2018 16:36

Prej disa kohësh kemi mësuar të konsumojmë vaktin klasik të mëngjesit, bukë e reçel dhe lëngje frutash, apo biskota me drithëra.

Por mund të shijojmë dhe shumë përbërës të tjerë të çmuar jo vetëm për dietë, por edhe për mirëqënien e trupit, bukurisë dhe lëkurës, dhe flasim për tërshërën.

E lehtë e pasur me ushqyes, ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak.
Shumë fibra
Tërshëra është një mëngjes jo vetëm i shijshëm dhe i mirë, por ndërton mirëqënien e aparatit tretës. Shumë fibra të këtij drithi ndihmon ata që vuajnë nga kapslliku, redukton kolesterolin duke shmangur rrezikun e infarktit kardiak. Probleme me aciditetin? Provoni jë gotë ujë me tërshërë dhe rezultatet do ju habisin.

Aleat i bukurisë
Mielli i tërshërës i përzjerë me qumësht dhe ujë të vakët, bashkë me një lugë mjaltë është një mask e mrekullueshme për ta masazhuar në fytyrë. Mund ta përdorim si një skrab natyral pë trupin.

Një dush fantastik
Një banjë relaksuese në maksimum, mjafton të hedhësh tërshërën në ujë. Shtojmë pak vaj esencial, një lugë vaj natyral dhe një trajtim i mrekullueshëm.