Terry frikëson Chelsean
Kapiteni i Chelseas, John Terry ka paralajmëruar se mund të përfundojë karrierën si futbollist, në rast se nuk e vazhdon kontratën me gjigantin londinez.
Sport
Së pari Frank Lampard, pastaj Steven Gerrard, kurse tani edhe John Terry. Gjenerata e artë e futbollit anglez vazhdon të ndërrojë mjedis.
Por, tek rasti i kapitenit të Chelseas mund të bëhet fjalë për një përfundim të karrierës.
Krejt kjo në rast se nuk i vazhdohet kontrata në Stamford Bridge.
“Kam ende ndonjë vit lojë, por nëse ky do të jetë stinori im i fundit në Chelsea, besoj se do të pensionohem”, deklaroi Terry për tabloidin britanik “Daily Star”.
Qendërmbrojtësi anglez ka kontratë me Blues deri në fund të këtij sezoni.