Terroisti që do sulmonte trenin në Paris, ka qenë edhe në Shqipëri
Markonei Ajub Kazani, i cili u ndalua me dyshimet se do të bënte një sulm terrorist në trenin e linjës AmsterdamParis, ka qenë edhe në Shqipëri.

Lajme
Kjo është bërë e ditur nga prokurori që po merret me këtë çështje. Prokurori duke folur për Reuters, ka thënë se Kazani ka qenë në Shqipëri më 4 qershor të vitit të kaluar.
Ai ka qenë kalimthi në Shqipëri, për të shkuar më pas në Stamboll.
Nga Stambolli më pas ka shkuar në Siri. Shtatë muajt e fundit ai kishte jetuar mes Parisit, Brukselit, Këlnit dhe Vjenës. Vetë marokeni ka thënë se nuk kishte synim të kryente një sulm terrorist, por grabitje. Por, hetuesit, duke parë edhe lëvizjet e shumta të tij, janë të bindur se ai ka lidhje me ISIS dhe do të kryente një sulm terrorist.
Kazani u pikas nga një ushtarak amerikan, që udhëtonte me tren me dy miq të vet. Ishte pikërisht ushtaraku amerikan, ai i cili e neutralizoi marokenin ndërsa kishte një automatik dhe disa karikatorë, gati për të kryer një sulm