Terri i Barcelonës
Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ka pranuar se e ka të vështirë ta shpjegojë se çka ndodhi me ekipin e tij në humbjen 3:2 në Camp Nou nga Valencia. Gjiganti katalan pësoi humbjen e parë si nikoqir këtë edicion, duke u ndalur pas serisë prej 25 fitoreve të njëpasnjëshme në shtëpi. “Pas 30 minutave të…
Sport
Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ka pranuar se e ka të vështirë ta shpjegojë se çka ndodhi me ekipin e tij në humbjen 3:2 në Camp Nou nga Valencia.
Gjiganti katalan pësoi humbjen e parë si nikoqir këtë edicion, duke u ndalur pas serisë prej 25 fitoreve të njëpasnjëshme në shtëpi.
“Pas 30 minutave të para, nuk e di se si ndryshoj ndeshja më pas. Ne ishim një skuadër krejt tjetër në pjesën e dytë”, deklaroi Martino.
“Para takimit kam thënë se çdo gabim kushton dhe një të tillë e kemi bërë sot. Kur duhet t’i jepni goditjen përfundimtare kundërshtarit, ju duhet ta bëni. Ju nuk duhet t’i jepni atij rastin të rikthehet. Sot e kemi bëtë këtë dhe Balencia e shfrytëzoi rastin”, u shpreh ai.
Barcelona tani mund të humb kryesimin në La Ligë nga Atletico Madrid, por mund të tejkalohet edhe nga Real Madrid.