Terras me mesazh të fortë pas konsolidimit të institucioneve: Kosova duhet ta kthejë stabilitetin në reforma dhe rritje ekonomike

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka thënë se qytetarët e Kosovës e mbështesin në masë të madhe anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Në një postim në platformën X, Terras ka theksuar se stabiliteti institucional në Kosovë duhet të shfrytëzohet për avancimin e reformave dhe zhvillimin ekonomik. “Qytetarët e Kosovës e mbështesin…

Lajme

07/10/2026 19:04

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka thënë se qytetarët e Kosovës e mbështesin në masë të madhe anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Në një postim në platformën X, Terras ka theksuar se stabiliteti institucional në Kosovë duhet të shfrytëzohet për avancimin e reformave dhe zhvillimin ekonomik.

“Qytetarët e Kosovës e mbështesin në masë dërrmuese anëtarësimin në BE. Stabiliteti institucional tani duhet të sjellë reforma dhe rritje ekonomike”, ka shkruar Terras.

Ai ka bërë të ditur se do ta intensifikojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, me synimin për të avancuar rrugën evropiane të vendit.

“Si raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën, do ta shtoj bashkëpunimin me institucionet e saj për të avancuar rrugën evropiane të vendit”, ka deklaruar Terras. /Lajmi.net/