Terras: Kurti tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, është deklaruar në lidhje me zgjedhjet nacionale të mbajtura mbrëmë në Kosovë. Terras vlerëson se rezultatet e këtyre zgjedhjeve duhet që më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar Kosovës miliona euro nga financimet e Bashkimit Evropian. Terras thekson se kryeministri në…

Lajme

29/12/2025 10:45

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, është deklaruar në lidhje me zgjedhjet nacionale të mbajtura mbrëmë në Kosovë.

Terras vlerëson se rezultatet e këtyre zgjedhjeve duhet që më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar Kosovës miliona euro nga financimet e Bashkimit Evropian.

Terras thekson se kryeministri në mandat teknik, Albin Kurti, tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike.

“Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar vendit miliona euro nga financimet e BE-së. Kryeministri Albin Kurti tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”, ka shkruar Terras në rrjetin social “X”./Lajmi.net/