Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë te frustruar me kaosin politik, duhet bashkëpunim mes partive

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka reaguar pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, duke vlerësuar se pjesëmarrja e ulët në votime tregon zhgënjimin e qytetarëve me situatën politike në vend. Sipas Terras, ky nivel i ulët i pjesëmarrjes reflekton frustrimin publik të shkaktuar nga paqëndrueshmëria dhe bllokadat politike. Ai thekson se për…

Lajme

08/06/2026 13:52

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka reaguar pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, duke vlerësuar se pjesëmarrja e ulët në votime tregon zhgënjimin e qytetarëve me situatën politike në vend.

Sipas Terras, ky nivel i ulët i pjesëmarrjes reflekton frustrimin publik të shkaktuar nga paqëndrueshmëria dhe bllokadat politike.

Ai thekson se për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe për të çuar përpara proceset e reformave, është i domosdoshëm bashkëpunimi ndërmjet partive politike.

“Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e parakohshme të #Kosovës tregon se njerëzit janë të frustruar nga kaosi politik. Bashkëpunimi ndërpartiak është i nevojshëm për ta rikthyer vendin në rrugën e duhur dhe për të ecur drejt BE-së”, shkruan ai.