“Termokos” nga sezoni i ardhshëm do të ofrojë ngrohje të mjaftueshme
Qytetarët e Prishtinës, të cilët ngrohen nga “Termokos”, gjatë sezonit 2014-2015, do të kenë ngrohjet të mjaftueshme, fal një projekti të financuar nga Qeveria e Suedisë, në vlerë mbi 1 milion 64 mijë euro.
Lajme
Marrëveshja e nënshkruar sot, ndërmjet Qeverisë së Kosovës, Bankës gjermane për Zhvillim , dhe Ngrohtores “Termokos”, do të mundësoj që vitin e ardhshëm, konsumatorët e ngrohtores së qytetit, të kenë ngrohje të mjaftueshme.
Ministri i Financave Besim Beqaj, ka thënë se kjo marrëveshje është e drejtpërdrejt për përmirësimin të sistemit të ngrohjes në fushën e koogjenerimit, njëkohësisht edhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Marrëveshja është në vlerë 1 milion e 64 mijë e 848 euro, donacion nga qeveria suedeze. Unë dua të falënderoj qeverinë suedeze e cila ka nda mjete nga taksapaguesit e vet për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, në këtë rast qytetarëve tonë në Prishtinë, për të bërë përmirësime në fushën e koogjenrimit.”
“Tani janë 3 kilometra gypa të vendosur dhe presim që të fillojmë, ndërtimi i stacionit të këmbimi të nxehtësisë, brenda këtij muaji. Gjithashtu diskutimet janë duke u zhvilluar edhe me KEK’un, për të gjetur kohën e përshtatshme për intervenime nga projekti i koogjenrimit në turbinat e Kosovës”.
“Kosova B, do të jetë furnizuese me avull, kjo nxehtësi do të shkoj deri në “Termokos”, dhe do të jetë pastaj në radiatorët e të gjitha familjeve në Prishtinë.”
Beqaj ka thënë se projekti parasheh një kosto shtesë, të cilin e kemi identifikuar gjatë zhvendosjes të stacionit të këmbimit të nxehtësisë.
“Qeveria është e gatshme që të diskutoj me donatorë , për mbulimin e kësaj kosto shtesë , por edhe të marrë edhe përgjegjësi vet , në mënyrë që ky projekt të përfundohet”
Ndërkaq, Esther Gravenkoter, Drejtoresh e Bankës gjermane për Zhvillim, ka vlerësuar si projekt shumë të rëndësishëm.
“Termoksi, do të jetë në gjendje që të ofroj ngrohje të mjaftueshme për qytetarët e Prishtinës.”
“Ky është një projekt me përfitime të shumë fusha , siç janë ulja e ndotjes, pastaj zvogëlimi i shpenzimeve për ngrohje, po ashtu dhe rritja e kapacitetit, të prodhimit, si dhe zvogëlimi i kërkesave për energji elektrike”.
Arsim Janova drejtor menaxhues në” Termokos, ka thënë se ky projekt do ulë në 50%, shpenzimet për ngrohje.
“Është i një rëndësie të veçantë, njëherë e për gjithmonë hiqet nga përdorimi mazuti, i cili është shumë i shtrenjtët, bëhet ulja e shpenzimeve për 50 %, do të ketë ngrohje të mjaftueshme për qytetarët tanë”
Ndërkaq, Maria Mebing konsull në Ambasadën suedeze në Prishtinë, ka thënë se për Qeverinë suedeze ky është një projekt shumë i rëndësishëm e cila shpreson se do të përmirësojë ngrohjen e qytetarëve të Prishtinës.