Tërmkolli: Tërhoqa nënshkrimin sepse iniciuesit bënë mashtrime (Video)

Deputetja LDK-së Melihate Tërmkolli, ka sqaruar arsyen e tërheqjes së nënshkrimit të saj për hetim të SHIKU-të, duke akuzuar iniciuesit e kësaj nisme se nuk kanë respektuar marrëveshjen për përmbajtjen e formularit.

Lajme

12/03/2015 10:50

Ajo gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, në deklarimet jashtë rendit të ditës, ka thënë se nuk mund të punojë me njerëz, që punojnë sipas ndryshimeve klimatike

“Është bërë ndryshimi i vendimit. E kamë tërheq sepse pa konsultimin tim është bërë formulimi, edhe pas marrëveshjes së që kemi pas për ndryshim të formulimit ajo nuk është përfillë”.

“Nuk mund të punoj me njerëz që veprojnë  sipas ndryshimeve klimatike  dhe për interesa të dikujt”.

“Unë nuk jam tërheq, janë tërheq iniciuesit, dhe a keni bë me dikë marrëveshje për dike e dini ju”, ka thënë Tërmkolli.

Ajo po ashtu ka pyetur Haradinaj se pse ka heshtur për hetimin SHIKU-të, kur ishte kryeministër e  e tash jo.

“Pse Ramush Haradinaj s’ka kërkuar kur ka qenë kryeministër ta hetoj SHIK-un por tash, unë po habitna me këtë fakt. Pse ka heshtur atëherë, ndërsa tash po kërkon të hetohet”, ka pyetur ajo.

YouTube player