Tërmeti në zonën Prizren-Shtërpce, Ministria e Ekonomisë jep detaje

Një termet është regjistruar sot në Kosovë, saktësisht në zonën Prizren-Shtërpcë. Ministria e Ekonomisë ka thënë se magnituda e këtij termeti ka qenë 4.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VI ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 5 km, ndërsa epiqendra ishte 23 km lindje të Prizrenit. “Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët…

Lajme

10/02/2026 22:53

Një termet është regjistruar sot në Kosovë, saktësisht në zonën Prizren-Shtërpcë.

Ministria e Ekonomisë ka thënë se magnituda e këtij termeti ka qenë 4.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VI ballë të Merkalit.

Thellësia hipoqendrore ishte 5 km, ndërsa epiqendra ishte 23 km lindje të Prizrenit.

“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Kosovës  për shkak të forcës se lartë,  njëherësh këto tërmete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Prizrenit, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, ka njoftuar Ministria e Ekonomisë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: