Tërmeti në Mianmar, OKB paralajmëron nevojën urgjente për ndihmë humanitare

Kombe të Bashkuara (OKB) kanë bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare dhe ndihma të shpejta për Mianmarin pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.7 që goditi vendin, duke lënë pas një bilanc tragjik me më shumë se 1600 të vdekur. Kjo katastrofë natyrore ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e vendit, duke përfshirë rrugët dhe rrjetet…

Bota

30/03/2025 12:53

Kombe të Bashkuara (OKB) kanë bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare dhe ndihma të shpejta për Mianmarin pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.7 që goditi vendin, duke lënë pas një bilanc tragjik me më shumë se 1600 të vdekur.

Kjo katastrofë natyrore ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën e vendit, duke përfshirë rrugët dhe rrjetet e komunikimit, çka e bën shumë të vështirë ofrimin e ndihmave për të prekurit.

Marcoluigi Corsi, Koordinator Humanitar i OKB-së në Mianmar, theksoi se deri në 20 milionë njerëz mund të jenë prekur nga tërmeti.

“Është një zonë shumë e madhe që është goditur, dhe numri i viktimave vazhdon të rritet”, tha ai, duke paralajmëruar për përmasat katastrofike të situatës.

OKB është angazhuar intensivisht për të ofruar ndihmën e nevojshme në mungesat e furnizimeve mjekësore, por pengesat në logjistikë kanë krijuar barriera të mëdha për shpërndarjen e ndihmave. Ekipet shpëtimi dhe organizatat ndërkombëtare janë përpjekur të ofrojnë asistencë, por gjithçka po zhvillohet në një terren të vështirë, me shumë zona të izoluara nga rrënojat dhe dëmet.

Në këtë kuadër, Programi Botëror i Ushqimit (ËFP) ka njoftuar për shpërndarjen e parë të ushqimit për ata që kanë mbijetuar, por drejtori i programit në Mianmar, Michael Dunford, theksoi se situata është veçanërisht e vështirë për shkak të faktorëve të tjerë kompleksë.

“Ne jemi duke u përpjekur të përgjigjemi sa më shpejt të mundemi. Por për të bërë një shpërndarje efikase, na nevojitet qasje më e lehtë dhe pa pengesa për të zhvilluar operacionet humanitare”, tha ai për BBC.

Ndihma është e domosdoshme për mbijetuesit që kanë shpëtuar nga rrënojat, ndërkohë që shqetësimet kryesore mbeten sigurimi i ushqimit, ujit, strehimit dhe shërbimeve mjekësore. Kombe të Bashkuara bëjnë thirrje për mobilizimin e fondeve dhe resurseve ndërkombëtare për të lehtësuar situatën dhe për të siguruar që mbijetuesit të kenë mundësinë të marrin ndihmën që u nevojitet urgjentisht.