Tërmeti i mbrëmshëm 4.8 shkallë të ritherit, çfarë u tha nga sezmiologët ?

Një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Richter ka goditur Kosovën mbrëmjen e së martës. Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja është regjistruar në orën 22:05, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, me epiqendër në zonën e Shtërpcës. Tërmeti është ndier në pjesën më të madhe të vendit. Tash për tash, nuk ka raportime për…

Lajme

11/02/2026 08:36

Një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Richter ka goditur Kosovën mbrëmjen e së martës.

Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja është regjistruar në orën 22:05, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, me epiqendër në zonën e Shtërpcës.

Tërmeti është ndier në pjesën më të madhe të vendit.

Tash për tash, nuk ka raportime për dëme materiale.

Sipas një postimi në Facebook të Komunës së Prishtinës, “institucionet përkatëse po e monitorojnë situatën në vazhdimësi”.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, duke i këshilluar që gjatë lëkundjeve të qëndrojnë larg dritareve dhe objekteve të rrezikshme, të strehohen nën tavolina të forta ose pranë mureve mbajtëse.

Sizmiologu kosovar, Shemsi Mustafa, shkroi në Facebook se shkalla e tërmetit ka pasur potencial për dëme.

“Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Kosovës. Ky sizmicitet kishte potencialin t’i rrezikonte qytetarët dhe të shkaktonte ndonjë dëm material, për shkak të forcës së madhe”, sipas tij.

Kosova gjendet në një zonë me aktivitet sizmik të moderuar, si pjesë e brezit sizmik të Ballkanit.

Tërmetet zakonisht janë me magnitudë të ulët ose mesatare, por ndihen shpesh për shkak të thellësisë së cekët të epiqendrave.

Zonat më të ekspozuara ndaj lëkundjeve sizmike janë juglindja dhe jugperëndimi i vendit, përfshirë rajonet përreth Shtërpcës, Prizrenit dhe Pejës.