Tërmeti 6 ballë godet Ekuadorin
Një tërmet me fuqi prej 6 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur shtetin e Amerikës Jugore, Ekuadorin

Bota
Një tërmet me fuqi prej 6 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur shtetin e Amerikës Jugore, Ekuadorin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra e Hulumtimeve Gjeologjike e SHBA-ve (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar 20 kilometra në verilindje të rajonit Bahia de Caraquez, të provincës Manabi.
Tërmeti është regjistruar 24.7 kilometra në thellësi të tokës.
Deri më tani ende nuk ka informacione për dëme materiale apo viktima në njerëz nga tërmeti i cili ndodhi në afërsi të bregdetit të Ekuadorit, në ora 11.20 sipas kohës lokale.