Tërmet i fuqishëm në Kinë, më shumë se 100 të vdekur
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Kinën veriperëndimore, ku të paktën 118 njerëz janë vrarë. Tërmeti tronditi qarkun Jishishan në provincën Gansu të hënën vonë në mbrëmje, duke dëmtuar shtëpi dhe rrugë. Ekipet e shpëtimit u përpoqën për të kërkuar të mbijetuarit e bllokuar nën rrënoja, ndërsa banorët nxituan jashtë, duke u grumbulluar gjatë natës…
Bota
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Kinën veriperëndimore, ku të paktën 118 njerëz janë vrarë.
Tërmeti tronditi qarkun Jishishan në provincën Gansu të hënën vonë në mbrëmje, duke dëmtuar shtëpi dhe rrugë.
Ekipet e shpëtimit u përpoqën për të kërkuar të mbijetuarit e bllokuar nën rrënoja, ndërsa banorët nxituan jashtë, duke u grumbulluar gjatë natës në të ftohtin e ashpër të dimrit, raporton Topchanel.
Tërmeti goditi pak para mesnatës, ndërkohë që shumë njerëz ishin në gjumë në shtëpitë e tyre. Tërmeti ishte me 5.9-magnitudë në një thellësi të cekët pak më shumë se 6 milje, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara..
Lëkundjet zgjatën gati 20 sekonda dhe u ndjenë në kryeqytetin e provincës Lanzhou 102 kilometra (63 milje) larg./Lajmi.net/