Tërmet i fuqishëm në Indonezinë lindore
Një tërmet i fuqishëm ka dridhur të dielën lindjen e Indonezisë, por tash për tash nuk ka raporte për viktimat apo dëmet eventuale, sikundër as për mundësinë e shkaktimit të ndonjë cunami.

Bota
Shërbimi meteorologjik amerikan njoftoi se epiqendra e tërmetit, me forcë prej 6.6 ballë të shkallës Richter, ishte 141 kilometra në perëndim të qytetit Tobelo, në ishullin Halmahera, në thellësi prej 66 kilometrash nën sipërfaqen e tokës, transmeton lajmi.net.
Tërmetet janë të shpeshta në territorin e Indonezisë sepse ajo gjendet në të ashtuquajturën “unazë e zjarrtë” – një sërë vullkanesh dhe çarjesh në koren e tokës, dhe për këtë arsye erupsionet janë të shpeshta, kurse aktivitetit sizmik shumë i fuqishëm.