Tërmet i fuqishëm në afërsi të ishullit të Kretës në Greqi

Një tërmet me fuqi prej 5,9 shkallësh të Rihterit u regjistrua afër ishullit të Kretës në Greqi dhe u ndie deri në Egjipt në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës. Megjithatë, nuk u raportua për dëme serioze, shkruan agjencia e lajmeve “Reuters”. Qendra e tërmetit ishte në thellësi prej 35 kilometrash nën sipërfaqen…

Bota

14/05/2025 08:32

Një tërmet me fuqi prej 5,9 shkallësh të Rihterit u regjistrua afër ishullit të Kretës në Greqi dhe u ndie deri në Egjipt në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës.

Megjithatë, nuk u raportua për dëme serioze, shkruan agjencia e lajmeve “Reuters”.

Qendra e tërmetit ishte në thellësi prej 35 kilometrash nën sipërfaqen e tokës afër ishullit Karpathos në Detin Mesdhe, tha Instituti i Athinës për Gjeodinamikë.

Kjo gjë i nxiti autoritetet greke që të lëshonin një paralajmërim të përkohshëm për cunami.

Greqia është njëra nga shtetet më të ndjeshme nga tërmetet në Evropë dhe një aktivitet i pashembullt sizmik me javë të tëra e drodhi ishullin e popullarizuar turistik, Santorini, më herët këtë vit.