Tërmet i fortë në Turqi, momenti kur moderatorja e CNN-it e ndërpret intervistën

Një tërmet me magnitudë prej 6.2 ballësh ka goditur sot Turqinë Perëndimore. Dridhjet e tokës janë ndierë dukshëm te të gjithë. Në lidhje direkte ato çaste ishte moderatorja e CNN-it turk, Meltem Bozbeyoglu, e cila po zhvillonte një intervistë telefonike në edicionin qëndror të lajmeve. Ajo u detyrua të ndërpriste intervistën, duke bërtitur “Po bëhet…

Lajme

23/04/2025 13:12

Një tërmet me magnitudë prej 6.2 ballësh ka goditur sot Turqinë Perëndimore.

Dridhjet e tokës janë ndierë dukshëm te të gjithë.

Në lidhje direkte ato çaste ishte moderatorja e CNN-it turk, Meltem Bozbeyoglu, e cila po zhvillonte një intervistë telefonike në edicionin qëndror të lajmeve.

Ajo u detyrua të ndërpriste intervistën, duke bërtitur “Po bëhet tërmet”.

Teksa nuk dihet ende nëse ka viktima, Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat thotë se tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km.