Tërhiqet Lista serbe – Ftesa për mbledhje në komunën e Mitrovicës së Veriut tash me emrin “Republika e Kosovës“
Ftesa për seancën konstituive të Kuvendit të Mitrovicës së Veriut tash mban emrin zyrtar “Republika e Kosovës”, dhe është e shënuar edhe në gjuhën shqipe. Anise më herët kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç kishte dhënë sinjale të qarta të mosrespektimit të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net.…
Lajme
Ftesa për seancën konstituive të Kuvendit të Mitrovicës së Veriut tash mban emrin zyrtar “Republika e Kosovës”, dhe është e shënuar edhe në gjuhën shqipe.
Anise më herët kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç kishte dhënë sinjale të qarta të mosrespektimit të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Në ftesën me firmën e Radojeviç, dërguar asamblistëve të kuvendit të ri komunal për seancën konstituive, ku do të jepet betimi si kryetar i Komunës, mungonte shënimi zyrtar i dokumentit relevant, përkatësisht “Republika e Kosovës” — term që ligjërisht dhe obligativisht duhet të përdoret nga çdo institucion shtetëror, qoftë në nivel lokal, qoftë në atë qendror, në secilin dokument zyrtar.
Veç mungesës së shënimit zyrtar “Republika e Kosovës”, në ftesë paraqitej edhe mungesa e respektimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Pra mungonte gjuha shqipe.
Menjëherë për këtë reagoi edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si institucion mbikëqyrës i pushtetit lokal, ku refuzoi mbajtjen e seancës së thirrur më 5 dhjetor, me arsyetimin se Republika e Kosovës nuk përmendet askund në dokumentacionin relevant.
Për këtë ka reaguar edhe gazetari Ermal Panduri, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Faceook, ka publikuar dokumentin zyrtar ku tashmë shkruhet “Republika e Kosovës”.
“Tërhiqet Lista serbe: Ftesa për mbledhje ne Mitrovice te veriut tash me emrin “Republika e Kosovës”, shkroi Panduri. /Lajmi.net/