Tërhiqen mbi 150 mijë euro nga xhirollogaria e RTK-së, në favor të BIRN-it

RTK-ja tash e një kohë po përballet me krizë financiare. Përveç kredisë me të cilën RTK do të paguaj edhe interes për Qeverinë e vendit, asaj sot i janë tërhequr nga xhirollogaria e saj mbi 150 mijë euro, në favor të BIRN, përmes përmbaruesit. Ky lajm u dha në Lajmet Qendrore në RTK, ku u…

Lajme

27/03/2026 21:34

RTK-ja tash e një kohë po përballet me krizë financiare.

Përveç kredisë me të cilën RTK do të paguaj edhe interes për Qeverinë e vendit, asaj sot i janë tërhequr nga xhirollogaria e saj mbi 150 mijë euro, në favor të BIRN, përmes përmbaruesit.

Ky lajm u dha në Lajmet Qendrore në RTK, ku u theksua se ky ekzekutim pritet të ndikojë edhe më tutje në krizën financiare të transmetuesit publik.