Tërheqet shorti, KB Prishtina mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

KB Prishtina do të takohet me skuadrën nga Polonia, Legia Warsaw.

Sport

04/07/2019 12:01

Në Gjenevë të Zvicrës, sot është hedhur shorti për garën e FIBA Champions League.

KB Prishtina në raundin e parë eliminator do të takohet me skuadrën nga Polonia, Legia Warsaw, transmeton lajmi.net.

Në rast të fitores, skuadra kryeqytetase në raundin e dytë do të takohet me skuadrën ruse, Nizhny Novgorod. /Lajmi.net/