“Tërbohet” Egli: Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet, Gerta: Ju nuk jeni në lidhje

Situata në Big Brother VIP Albania është bërë gjithnjë e më e tensionuar pas vendimit të Gjestit për të ndarë shtratin me Rizartën për dy javët e ardhshme, si pjesë e sfidës së “Valixhes së Tundimeve”. Ky veprim ka sjellë një reagim të fortë nga Egli, e cila nuk e ka fshehur zemërimin dhe zhgënjimin…

ShowBiz

21/02/2025 22:27

Situata në Big Brother VIP Albania është bërë gjithnjë e më e tensionuar pas vendimit të Gjestit për të ndarë shtratin me Rizartën për dy javët e ardhshme, si pjesë e sfidës së “Valixhes së Tundimeve”.

Ky veprim ka sjellë një reagim të fortë nga Egli, e cila nuk e ka fshehur zemërimin dhe zhgënjimin e saj.

“Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet!” – i tha Egli me ton të lartë, duke shprehur hapur pakënaqësinë për zgjedhjen e tij.

Nga ana tjetër, Gjesti u përpoq të sqaronte situatën, duke theksuar se ky vendim nuk ishte për ta bërë Eglin xheloze.

Ai sqaroi se gjatë hyrjes së dy banoreve të reja, ai nuk kishte bërë asnjë lëvizje për të krijuar skena xhelozie apo për ta vënë Eglin në siklet.

Në mes të debatit ndërhyri edhe Gerta, e cila e vuri përballë një pyetjeje të drejtpërdrejtë: “Ke do të zgjidhje? Një vajzë?” – duke iu referuar zgjedhjes së partnerit për të ndarë shtratin.
Egli u përgjigj pa hezitim: “Po, një vajzë”.

Gerta vazhdon: Dhe Gjesti do të zgjidhte një çun?

Në këtë moment, Gjesti nuk u përmbajt dhe ironizoi situatën duke thënë: “Çka po më duhet mua një çun? Çka po më duhet Laerti të më lexojë lektura?”, transmeton Telegrafi.

Gerta i drejtohet Eglit: Ju të dy nuk jeni në lidhje që ai të kishte një detyrim ndaj teje.

VIDEO1

VIDEO2