Tentuan të vrasin zyrtarët policorë në Prishtinë, detaje se çfarë ndodhi në rast

Dy persona të dyshimtë janë arrestuar, pasi që të njëjtit me veturë kanë tentuar të godasin zyrtarët policor (në rroba civile) dhe më pas njëri nga të dyshuarit me pistoletë ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë.

Lajme

17/03/2022 10:09

Policët në këtë rast i janë përgjigjur me të shtëna në drejtim të dyshuarit, transmeton lajmi.net.

Të njëjtit më pas kanë pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë./Lajmi.net/