Tentuan të kontrabandonin naftë nga Kosova, procedohen penalisht dy persona nga Puka
Sot, policia Kufitare në Qafë Morinë, ka kapur dy persona të cilët tentuan të kontrabandonin naftë nga Kosova. Sipas raportimeve nga policia, u proceduan penalisht shtetasi A. D., 25 vjeç, banues në Tropojë dhe I. P., 30 vjeç, banues në Pukë. Rastet u kapën në Qafë Morinë, ku gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte 30-vjeçari…
Lajme
Sot, policia Kufitare në Qafë Morinë, ka kapur dy persona të cilët tentuan të kontrabandonin naftë nga Kosova.
Sipas raportimeve nga policia, u proceduan penalisht shtetasi A. D., 25 vjeç, banues në Tropojë dhe I. P., 30 vjeç, banues në Pukë.
Rastet u kapën në Qafë Morinë, ku gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte 30-vjeçari dhe në automjetin që drejtonte 25-vjeçari, gjetën dhe sekuestruan sasi nafte të padeklaruara në autoritetet doganore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilët paguhet akcizë”, për shtetasit:
Sasia e naftës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.