Tentuan të fusnin në Kosovë pleh kimik me origjinë nga Rusia duke e paraqitur si produkt nga Serbia – Dogana ndalon hyrjen e mallit
Dogana e Kosovës ka parandaluar hyrjen e plehut kimik në Kosovë i cili ishte me origjinë nga Federata Ruse por paraqitej si produkt nga Serbia. Kompania paraprakisht kishte marrë përgjigje negative me shkrim nga Dogana e Kosovës se importi i këtij produkti ndalohet për shkak të sanksioneve ndaj Federatës Ruse, derisa subjekti ka vazhduar me…

Lajme
Dogana e Kosovës ka parandaluar hyrjen e plehut kimik në Kosovë i cili ishte me origjinë nga Federata Ruse por paraqitej si produkt nga Serbia.
Kompania paraprakisht kishte marrë përgjigje negative me shkrim nga Dogana e Kosovës se importi i këtij produkti ndalohet për shkak të sanksioneve ndaj Federatës Ruse, derisa subjekti ka vazhduar me tentativën për të kamufluar origjinën duke ambalazhuar paraprakisht mallin me thasë që mbanin emërtimin e një prodhuesi nga Serbia.
“Dogana ka ndërhyrë me kohë dhe ka ndaluar dërgesat të këtij malli në momentin e hyrjes në Republikën e Kosovës. Me Aktvendim të kundërvajtjes, palës i është urdhëruar kthimi i menjëhershëm i mallit jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Ky rast paraqet një sukses të Doganës së Kosovës në zbatimin efektiv të sanksioneve ndërkombëtare ndaj Federatës Ruse, në përputhje me Vendimet e miratuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e integritetit të tregtisë dhe në zbatimin e masave ndëshkuese ndërkombëtare, duke parandaluar çdo përpjekje për shmangie apo manipulim të rregullave dhe ligjeve në fuqi”, ka njoftuar Dogana e Kosovës. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë i Doganës: