Tentuan të fusnin mallra të padeklaruara përmes aeroportit të Prishtinës, ndalohet udhëtarët nga Stambolli

Dogana e Kosovës ka raportuar një rast të zbulimit të mallrave të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës. Sipas njoftimit, në aeroport është zbuluar një rast i tentativës për të futur mallra të padeklaruara në vlerë prej 3 mijë e 264 euro. Dy udhëtarë që kishin arritur nga Stambolli janë selektuar për kontroll pas vëzhgimit dhe…

Lajme

04/08/2025 13:41

Dogana e Kosovës ka raportuar një rast të zbulimit të mallrave të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës.

Sipas njoftimit, në aeroport është zbuluar një rast i tentativës për të futur mallra të padeklaruara në vlerë prej 3 mijë e 264 euro.

Dy udhëtarë që kishin arritur nga Stambolli janë selektuar për kontroll pas vëzhgimit dhe analizës së rrezikut nga ana e zyrtarëve doganorë. Gjatë kontrollit nëpërmjet skanerit dhe inspektimit fizik të bagazheve, janë zbuluar mallra të padeklaruara si:

🔹 Produkte kozmetike

🔹 Ambalazhe me mbishkrime të brendeve të ndryshme

🔹 Ngjitëse/stikera me mbishkrime komerciale

Mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

“Dogana e Kosovës rikujton të gjithë udhëtarët se detyrimi për deklarimin e mallrave është i përcaktuar me ligj. Mosdeklarimi i mallrave përbën shkelje dhe mund të rezultojë me gjoba dhe konfiskim te produkteve”./Lajmi.net/