Tentuan të fusin iPhone 17 të fshehur në trup – Dogana ndalon kontrabandë dhe konfiskon mijëra euro në Aeroportin e Prishtinës

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një operacioni të zhvilluar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, zyrtarët doganorë kanë parandaluar tri raste të tentim kontrabande, përfshirë dy raste me telefona të mençur iPhone 17 të fshehur në trup dhe një tjetër që ka të bëjë me mosdeklarimin e mjeteve monetare. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë…

Lajme

20/09/2025 19:25

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një operacioni të zhvilluar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, zyrtarët doganorë kanë parandaluar tri raste të tentim kontrabande, përfshirë dy raste me telefona të mençur iPhone 17 të fshehur në trup dhe një tjetër që ka të bëjë me mosdeklarimin e mjeteve monetare.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit të një pasagjeri që vinte nga një linjë ndërkombëtare, janë zbuluar disa iPhone 17 të fshehur në trupin e tij, për të cilët dyshohet se ishin të destinuar për tregun e zi. Edhe tek një udhëtar tjetër janë gjetur telefona të mençur gjatë përpjekjes për t’i futur në mënyrë të paligjshme në vend, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, gjatë kontrollit të bagazhit të njërit prej pasagjerëve, janë zbuluar 36,500 euro të padeklaruara, prej të cilave 9,000 euro janë konfiskuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon qarkullimin e parasë në kufi.

Rasti është referuar për hetime të mëtejshme tek Drejtoria e Hetimeve e Doganës së Kosovës, me qëllim të përcaktimit të përgjegjësive ligjore dhe ndërmarrjes së veprimeve procedurale të nevojshme.

Dogana e Kosovës shpreh përkushtimin e saj për të luftuar kontrabandën, pastrimin e parave dhe aktivitetet e tjera ilegale që dëmtojnë ekonominë dhe sigurinë e vendit./lajmi.net/