Tentuan që të fshihnin goma të importuara, dogana zbulon skemën
Dogana e Kosovës njofton se ka zbuluar një përpjekje interesante mashtrimi. Sipas Doganës, një kompani ka tentuar të fshehë gati gjysmën e gomave të importuara duke i futur brenda njëra-tjetrës, me qëllim që të paraqesë një sasi më të vogël. “Sasia e fshehur e gomave është 1108 cope. Dogana ka konfiskuar produktet si dhe ka…

Lajme
Dogana e Kosovës njofton se ka zbuluar një përpjekje interesante mashtrimi.
Sipas Doganës, një kompani ka tentuar të fshehë gati gjysmën e gomave të importuara duke i futur brenda njëra-tjetrës, me qëllim që të paraqesë një sasi më të vogël.
“Sasia e fshehur e gomave është 1108 cope. Dogana ka konfiskuar produktet si dhe ka iniciuar procedurat kundërvajtës ndaj kompanisë. Vlera e përafërt është mbi 40000 mije euro”, thuhet në njoftim.
Sipas Doganës, kontrabanda dhe deklarimi i rremë dëmtojnë tregtinë e ndershme dhe të hyrat shtetërore. Dogana mbetet e përkushtuar në garantimin e transparencës dhe zbatimin e ligjit.
“Ne do të mbrojmë të hyrat dhe konkurrencën e drejtë dhe tolerancë për shkelësit e ligjit nuk do të ketë”, thuhet në njoftim.