Tentoi t’ia jep 20 euro policit në Gjakovë të mos ia shqiptoj gjobën, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi ka tentuar ti jap ryshfet një Polici. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolle rutinë në fshatin Rakovinë të Gjakovës, deri sa polici po shqiptonte gjobën ngasësi i automjetit me inicialet A.G kishte hedhur një kartëmonedhë prej 20 eurosh në makinën e patrullë. “I dyshuari u…

Lajme

24/06/2024 14:02

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi ka tentuar ti jap ryshfet një Polici.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolle rutinë në fshatin Rakovinë të Gjakovës, deri sa polici po shqiptonte gjobën ngasësi i automjetit me inicialet A.G kishte hedhur një kartëmonedhë prej 20 eurosh në makinën e patrullë.

“I dyshuari u shoqërua menjëherë në stacionin policor, si dhe kartëmonedha prej 20 eurosh është sekuestruar si provë. Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast “dhënia e ryshfetit”, ndërsa i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në ruajtjen e standardeve më të larta të integritetit dhe transparencës. Ne vlerësojmë mbështetjen dhe bashkëpunimin e publikut, përderisa vazhdojmë të angazhohemi në drejtim të ruajtjes së rendi dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftim.