Tentoi t’i kalonte 15 monedha ari në Shqipëri përmes Morinës, Policia i sekuestron ato

Një 56 vjeçar nga Prizreni ka tentuar që përmes pikës kufitare në Morinë t’i kaloj 15 monedha ari në Shqipëri pa i deklaruar. Policia Shqiptare ka njoftuar se në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar automjeti tip “BMW”, i cili po drejtohej nga…

Lajme

15/10/2024 14:05

Një 56 vjeçar nga Prizreni ka tentuar që përmes pikës kufitare në Morinë t’i kaloj 15 monedha ari në Shqipëri pa i deklaruar.

Policia Shqiptare ka njoftuar se në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar automjeti tip “BMW”, i cili po drejtohej nga i dyshuari shtetasi kosovar F. A.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar F. A., 56 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë në Facebook: