Tentoi të udhëtojë me dokument të falsifikuar, arrestohet një shtetase e huaj në Aeroportin “Adem Jashari”
Një grua shtetase e huaj është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka prezantuar një pasaportë të falsifikuar. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 4 prill 2026 rreth orës 18:45, në dalje të aeroportit. “Dokumenti është konfiskuar, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit…
Lajme
Një grua shtetase e huaj është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka prezantuar një pasaportë të falsifikuar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 4 prill 2026 rreth orës 18:45, në dalje të aeroportit.
“Dokumenti është konfiskuar, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.