Tentoi të trafikonte 14-vjeçaren në Kosovë, arrestohet 22-vjeçari në Morinë

Një 22-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme një shtetase të mitur, me qëllim trafikimin e saj drejt Kosovës. Policia Kufitare ndaloi automjetin që drejtohej nga shtetasi E. G., 22 vjeç, banues në Berat, i cili udhëtonte së bashku me një pasagjer, A. K., 18 vjeç,…

Lajme

29/09/2025 11:23

Një 22-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme një shtetase të mitur, me qëllim trafikimin e saj drejt Kosovës.

Policia Kufitare ndaloi automjetin që drejtohej nga shtetasi E. G., 22 vjeç, banues në Berat, i cili udhëtonte së bashku me një pasagjer, A. K., 18 vjeç, dhe një vajzë 14-vjeçare. Hetimet zbuluan se 22-vjeçari po përpiqej ta kalonte të miturën në kufi për ta trafikuar në Kosovë, shkruan A2 CNN.

Për pasojë, u arrestuan në flagrancë:

E. G., 22 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”;

A. K., 18 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Ndërkohë, më 28 shtator, familjarët e 14-vjeçares kishin kallëzuar në Policinë e Durrësit largimin e saj nga banesa.