Tentoi të kalojë kufirin me sprej lotsjellës, procedohet shtetasi serb në Bërnjak

Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak, pasi gjatë kontrollit të kamionit të tij është gjetur dhe sekuestruar një sprej lotsjellës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 gusht 2026, rreth orës 14:20, shkruan lajmi.net. “Është shoqëruar në stacionin policor i…

Lajme

04/08/2026 10:12

Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak, pasi gjatë kontrollit të kamionit të tij është gjetur dhe sekuestruar një sprej lotsjellës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 gusht 2026, rreth orës 14:20, shkruan lajmi.net.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që, gjatë kontrollit të kamionit të tij i është gjetur dhe sekuestruar një sprej lotsjellës”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, prokurori ka vendosur që i dyshuari të lirohet, ndërsa rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës. /Lajmi.net/