Tentoi të grabis në një argjendari në Gjilan, arrestohet i dyshuari
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Gjilan, ka ndaluar sot një person të dyshuar me inicialet D.B, i cili dyshohet se ka tentuar të grabis në një argjendari në qendër të Gjilanit. “Me të marrë informacionet e para Policia ka reaguar menjëherë dhe në bashkëpunim…
Lajme
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Gjilan, ka ndaluar sot një person të dyshuar me inicialet D.B, i cili dyshohet se ka tentuar të grabis në një argjendari në qendër të Gjilanit.
“Me të marrë informacionet e para Policia ka reaguar menjëherë dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka ndaluar të njëjtin për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale tentim grabitje nga neni 317 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”,thuhet në njoftimin për media.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të dyshuarit ka filluar hetimet si dhe brenda afateve kohore do të paraqitë masën për sigurimin e të dyshuarit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan./Lajmi.net/