Tentoi të fusë mallra ilegalisht – Policia parandalon rast të shmangies nga taksat doganore

Policia e Kosovës ka parandaluar një tentim për shmangie nga taksat doganore në pikën kufitare në Han të Elezit. Njësitë patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit – Kaçanik ndaluan një automjet me targa të Maqedonisë së Veriut, i drejtuar nga një shtetas maqedonas, i cili kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për të…

Lajme

30/07/2025 11:33

Policia e Kosovës ka parandaluar një tentim për shmangie nga taksat doganore në pikën kufitare në Han të Elezit.

Njësitë patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit – Kaçanik ndaluan një automjet me targa të Maqedonisë së Veriut, i drejtuar nga një shtetas maqedonas, i cili kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për të raportuar, raporton lajmi.net

Megjithatë, pas një kontrolli të detajuar, në bagazhin e automjetit u gjetën 3,780 palë çorape të markave të mbrojtura tregtare si Nike dhe Adidas, ndërsa në sirtarin e pasagjerit u zbuluan 47 thika gjahu me këllëfe, pa dokumentacion shoqërues.

Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i cili ka urdhëruar trajtimin e rastit si “Shmangie nga taksat doganore”.

Mallrat janë konfiskuar përkohësisht dhe janë dorëzuar Doganës së Kosovës, ndërsa automjeti dhe personi i dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/