Tentoi ta fusin një telefon brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren, oficerët e vërejnë dhe e ndalin vizitën

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është parandaluar një rast i kontrabandës gjatë një vizite familjare. Gjatë kontrollit të familjarit, përpara se të takohej me të burgosurin, zyrtarët korrektues kanë zbuluar një telefon të fshehur në trup dhe një kabllo mbushëse, të cilat dyshohet se do të kontrabandoheshin…

Lajme

03/12/2024 20:26

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është parandaluar një rast i kontrabandës gjatë një vizite familjare.

Gjatë kontrollit të familjarit, përpara se të takohej me të burgosurin, zyrtarët korrektues kanë zbuluar një telefon të fshehur në trup dhe një kabllo mbushëse, të cilat dyshohet se do të kontrabandoheshin brenda institucionit.

“Zyrtarët korrektues kanë reaguar menjëherë duke anuluar vizitën dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për sigurinë, mirëqenien dhe trajtimin e të burgosurve në përputhje me standardet ligjore dhe profesionale”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: