Tentim vrasje në Viti – Një person arrestohet pas sulmit ndaj viktimës
Një rast i vrasjes në tentativë është regjistruar mbrëmjen e 31 korrikut 2025 në komunën e Vitisë, rreth orës 21:40, ku një person është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar dhe lënduar një tjetër. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se ka shkaktuar lëndime trupore ndaj viktimës, gjithashtu mashkull,…

Lajme
Një rast i vrasjes në tentativë është regjistruar mbrëmjen e 31 korrikut 2025 në komunën e Vitisë, rreth orës 21:40, ku një person është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar dhe lënduar një tjetër.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se ka shkaktuar lëndime trupore ndaj viktimës, gjithashtu mashkull, gjatë një incidenti që po cilësohet si tentim vrasje, transmeton lajmi.net
I dyshuari është ndaluar nga njësitë policore, është intervistuar në prani të avokatit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë të ditura ende motivet që mund të kenë çuar në këtë akt të dhunshëm./lajmi.net/