Tentim vrasje në Prishtinë: Shkrepen 5 plumba në drejtim të viktimës

Në kryeqytet dje ka ndodhur një tentim vrasje. Të paktën kështu thonë policia në raportin e tyre ditor, shkruan lajmi.net. Rastin në polici e ka paraqitur viktima i cili ka thënë se disa persona kanë shtënë në drejtim të tij deri sa ai ishte me veturën e tij. Ai ka theksuar se me të dyshuarit…

Lajme

03/12/2023 08:42

Në kryeqytet dje ka ndodhur një tentim vrasje.

Të paktën kështu thonë policia në raportin e tyre ditor, shkruan lajmi.net.

Rastin në polici e ka paraqitur viktima i cili ka thënë se disa persona kanë shtënë në drejtim të tij deri sa ai ishte me veturën e tij.

Ai ka theksuar se me të dyshuarit kishte pasur probleme edhe më herët.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes dha ka gjetur 5 gëzhoja.

“Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 02.12.2023, 23:30.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte me veturën e tij disa persona me të cilët kishte pasur probleme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim te tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente”./Lajmi.net