Tentim-vrasja në “Breg të Diellit”, i dyshuari paraqitet në polici- tregon edhe vendndodhjen e pistoletës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë për tentim-vrasjen e ndodhur ditë më parë në “Breg të Diellit” në kryeqytet. Lajmi.net kishte publikuar pamjet ekskluzive nga momenti kur personat e kyçur në këtë rast po e ndiqnin personin që po drejtonte makinën e tipit BMW. Policia njoftoi se është arrestuar personi i dyshimtë…

Lajme

02/07/2025 10:07

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë për tentim-vrasjen e ndodhur ditë më parë në “Breg të Diellit” në kryeqytet.

Lajmi.net kishte publikuar pamjet ekskluzive nga momenti kur personat e kyçur në këtë rast po e ndiqnin personin që po drejtonte makinën e tipit BMW.

Policia njoftoi se është arrestuar personi i dyshimtë me inicialet Z.K,.

Sipas policisë, i dyshuari është paraqitur dje në stacion policor bashkë me avokatin e tij.

“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë / 27.06.2025 – 19:30. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin me 01.07.2025 është identifikuar i dyshuari m/k i cili është paraqitur në stacion së bashku me avokatin e tij. I dyshuari ka njoftuar për vendndodhjen e një pistolete që dyshohet se është përdorur në rast e cila është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”./Lajmi.net/