Tentim i dështuar i kontrabandimit të mallrave nga Shqipëria

Policia e Kosovës ka ndaluar një furgon të tipi Mercedes që po vinte nga Shqipëria, e që ishte i mbushur plot me atlete, çanta e rripa. Vlera e tyre arrin në rreth 10 mijë euro.

Lajme

19/05/2014 17:46

Raportohet se nga njësitë policore është ndaluar fugoni Mercedes që drejtohej nga një shtetas i Shqipërisë. Gjatë kontrollimit ,në furgon janë gjetur 936 palë atlete të ndryshme, 100 çanta krahu, 600 copë rripa brezi, me vlerë të përgjithshme prej 9,952 euro, pa dokumentacion përkatës, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit mjeti dhe malli janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.