Tentativë për kontrabandë në Vërmicë – Dogana sekuestron mallra me vlerë mbi 5,000 euro

Gjatë ditës së shtunë, oficerët doganorë kanë parandaluar në Vërmicë, disa dërgesa të postave të shpejta gjatë tentativave për kontrabandim të mallrave të ndryshme. Vlera e përafërt e këtyre mallrave, sipas vlerësimeve fillestare, kalon shumën prej 5000 eurosh, ndërsa sipas Doganës, zyrtarët doganorë janë duke verifikuar saktësisht vlerën totale të produkteve si dhe përputhshmërinë e…

Lajme

11/10/2025 12:45

Gjatë ditës së shtunë, oficerët doganorë kanë parandaluar në Vërmicë, disa dërgesa të postave të shpejta gjatë tentativave për kontrabandim të mallrave të ndryshme.

Vlera e përafërt e këtyre mallrave, sipas vlerësimeve fillestare, kalon shumën prej 5000 eurosh, ndërsa sipas Doganës, zyrtarët doganorë janë duke verifikuar saktësisht vlerën totale të produkteve si dhe përputhshmërinë e dokumentacionit të dërgesave me rregullat doganore në fuqi.

Ndaj personave përgjegjës janë iniciuar procedurat kundërvajtëse, ndërsa mallrat janë sekuestruar në përputhje me ligjin.