Tensionimi i situatës: Ndërhyn Merkel, takim urgjent i palës kosovare dhe asaj serbe

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar sot, pas bisedës telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, se javën e ardhshme do të mbahet takimi me palën kosovare me ndërmjetësim të Brukselit.

Lajme

19/01/2017 17:03

“Sa na përket neve, kjo nuk është problem. Pas bisedës me (nënpresidentin e SHBA) Joe Biden do të kemi edhe kontakte tjera, sigurisht të drejtpërdrejta, dhe do të tentojmë që ta parandalojmë cfarëdo lloj rritjesh të tensioneve, edhe pse kjo është shumë e vështirë”, ka thënë Vuçiq, raporton lajmi.net.

Tensionet e ngritura me tentim dërgimin e trenit me simbole nacionale dhe mbishkrime provokuese, ka nxitur bashkësinë ndërkombëtare që të reagojë në mënyrë që Serbia mos të nxisë më këso provokimesh.  /Lajmi.net/