Tensioni i lartë: Shenja e cila asnjëherë nuk duhet ta injoroni
Tensioni i lartë i gjakut është një shqetësim i madh shëndetësor, pasi ai mund t'iu prijë ndaj sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.
Lifestyle
Simptomat e një ndër gjendjeve më të zakonshme tek popullsia kosovare përfshijnë dhimbjet e kokës, gulçimit, marramendjen dhe dhimbjet në gjoks, transmeton lajmi.net.
Krahas kësaj, ekziston një simptomë e cila asnjëherë nuk duhet injoruar. Sipas ueb-faqes mjekësore ‘LiveStrong’, rrjedhja e gjakut nga hundët mund të jetë shenjë e hipertensionit të pakontrolluar.
Rrjedhjet e gjakut nga hunda mund të shkaktohen nga një emergjencë hipertenzive, e cila është ndodh kur presioni i gjakut rritet mbi 180 / 120mmHg.
Nëse mendoni se jeni duke përjetuar diçka të tillë, kërkoni menjëherë ndihmën e mjekëve. /Lajmi.net/