Tensionet para Parlamentit të Shqipërisë, policia hedh sprej lotsjellës ndaj protestuesve
Tensionet vijojnë përpara protestës përpara Parlamentit, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur për të kundërshtuar votimin e draftit të PS-së për Reformën Territoriale, për shkak se parashikon shkrirjen e disa bashkive. Policia ka sprapsur protestuesit duke hedhur sprej lotsjellës , ndërsa disa prej tyre janë ndjerë keq. Në momentin kur qytetarët tentuan të heqin gardhin…
Lajme
Tensionet vijojnë përpara protestës përpara Parlamentit, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur për të kundërshtuar votimin e draftit të PS-së për Reformën Territoriale, për shkak se parashikon shkrirjen e disa bashkive.
Policia ka sprapsur protestuesit duke hedhur sprej lotsjellës , ndërsa disa prej tyre janë ndjerë keq.
Në momentin kur qytetarët tentuan të heqin gardhin metalik në zonën e protestës, policia përdori sprejin kundër tyre.
Disa protestues, të cilët kanë shfaqur shqetësime nga spreji djegës, janë transportuar me ambulanca në spital për të marrë ndihmën e parë. Lëndime të lehta kanë pësuar edhe disa efektivë, pasi janë goditur me shishe dhe sende të tjera.
Qytetarët vijojnë të qëndrojnë në protestë. Mes tyre janë edhe përfaqësues të disa bashkive që preken nga reforma e re territoriale e propozuar nga PS