Tensionet eskalojnë në Kuvend, Ganimete Musliu kapet me zyrtarin e Mbrojtjes së Afërt: Ti mua nuk guxon me më prek
Tensionet në Kuvendin e Kosovës janë përshkallëzuar gjatë përplasjeve mes deputetëve, ku në një moment është përfshirë edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu. Musliu është kapur me një zyrtar policor nga Mbrojtja e Afërt, duke i bërtitur: “Ti mua nuk guxon me më prek”. Në vazhdim të situatës së tensionuar, Musliu ka hedhur një gotë…
Lajme
Tensionet në Kuvendin e Kosovës janë përshkallëzuar gjatë përplasjeve mes deputetëve, ku në një moment është përfshirë edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Musliu është kapur me një zyrtar policor nga Mbrojtja e Afërt, duke i bërtitur:
“Ti mua nuk guxon me më prek”.
Në vazhdim të situatës së tensionuar, Musliu ka hedhur një gotë plastike në drejtim të personit që kishte ndërhyrë.
Pas kësaj, ai i është drejtuar Musliut me fjalët:
“Mos u viktimizo, Gane”.
Përplasja ka ndodhur në mesin e tensioneve të krijuara në sallën e Kuvendit, ku deputetët po debatojnë rreth moskonstituimit të Kuvendit dhe mungesës së një marrëveshjeje politike për tejkalimin e situatës. /Lajmi.net/