Tensione te Bayerni, klubi po shkon drejt shkarkimit të trajnerit Flick

Legjendat e klubit të Bayern Munich, Lothar Matthaeus dhe Stefan Effenberg, raportojnë se ka probleme mes trajenrit të Bayern Munich, Hansi Flick dhe drejtorit sportiv, Hasan Salihamidzic.

Sport

13/04/2021 16:26

‘Problemet’ e para mes Salihamidzic dhe Flick janë paraqitur për herë të parë gjatë fillimit të sezonit, mirëop janë rritur edhe më shumë në ditët e fundit, përcjell lajmi.net.

Ish-kapiteni i Gjermanisë, Matthaeus, tregoi në një intervistë për Bild se Flick dhe Salihamidzic janë duke pasur kundërshtime të mëdha mes vete.

“Ata kanë mendime të ndryshme, veçanërisht për skuadrën dhe nuk mendoj se është e kalueshme, pozicionet e tyre janë shumë të ndara”, tha Matthaus.

Të premten, Flick, i cili është nën kontratë deri në vitin 2023, kritikoi disa nga vendimet Salihamidzic rreth transferimeve, duke thënë që skuadra ishte “më e fortë” sezonin e kaluar kur fitoi Ligën e Kampionëve.

Javën e fundit dyshja kanë pasur një ndryshim të qartë mendimesh rreth Jerome Boateng.

Salihamidzic ka konfirmuar se 32-vjeçarit nuk do t’i ofrohet një marrëveshje e re kur skadon kontrata e tij në fund të sezonit, por Flick e ka bërë të qartë se ai dëshiron ta mbajë fituesin e Kupës së Botës edhe më tutje në skuadër.

“Njëri prej tyre duhet të shkojë,” tha ish-kapiteni i Bayernit Effenberg.

“Klubi po shkon drejt shkarkimit të Flick,” shtoi ai.

Më tutje raportohet se presidenti i klubit Karl-Heinz Rummenigge ka ndërhyrë ndërmjet të dy protagonistëve dhe ka kërkuar qetësimin e situatës.

Jerome Boateng sipas gjitha gjasave do të largohet nga klubi, derisa Flick ka ofertë nga Gjermania për t’u bashkuar me ta dhe një largim potencial nga klubi i Bayernit është i mundshëm./Lajmi.net/