Tensione në ndeshjen Trepça – Peja, ndërpritet loja

Ndeshja e xhiros së 12 në Superligën e Kosovës në basketboll, ndërmjet Trepçës dhe Pejës është ndërprerë. Ekipi pejan është sulmuar nga tifozët dhe kjo ka bërë që ndeshja të mos vazhdojë. Në çerekun e tretë pas një fauli ndaj Erjon Kastratit kanë filluar hedhje të gjësendeve. Ndërkohë lojtarët e Pejës janë larguar për në…

Sport

27/11/2022 20:36

Ndeshja e xhiros së 12 në Superligën e Kosovës në basketboll, ndërmjet Trepçës dhe Pejës është ndërprerë.

Ekipi pejan është sulmuar nga tifozët dhe kjo ka bërë që ndeshja të mos vazhdojë.

Në çerekun e tretë pas një fauli ndaj Erjon Kastratit kanë filluar hedhje të gjësendeve. Ndërkohë lojtarët e Pejës janë larguar për në zhveshtore kurse është krijuar një tollovi.

Rezultati deri para ndërprerjes ishte 38 -52 për Pejën.

Mbetet të shihet nëse kjo sfidë do të vazhdojë./Lajmi.net/