Tensione në mbledhjen e kryetarëve të Komunave, raportohet edhe për përleshje

Një incident ka ndodhur në kuadër të mbledhjes së Asociacionit të komunave. Mbledhja e paraparë të zhvillohet sot është ndërprerë për shkak të një përleshje në mes kryetarëve të komunave. Në videon e publikuar shihen kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ai i Kamenicës, Kadri Rrahimaj dhe Qemajl Aliu i Shtimes shihen në…

Lajme

10/10/2024 12:56

Një incident ka ndodhur në kuadër të mbledhjes së Asociacionit të komunave.

Mbledhja e paraparë të zhvillohet sot është ndërprerë për shkak të një përleshje në mes kryetarëve të komunave.

Në videon e publikuar shihen kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ai i Kamenicës, Kadri Rrahimaj dhe Qemajl Aliu i Shtimes shihen në një tollovi bashkë me disa kryetarë të tjerë.

Në lidhje me këtë incident ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj.

Ai pretendoi se në Kuvend u tentua t’i mohohet e drejta e Vetëvendosjes për të pasur anëtar Bordi në AKK, si dhe mosanëtarësimi i Komunave Veriore të Kosovës AKK.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës nën degradim total. Kur mungojnë argumentet, fillojnë të vënë në shprehje edhe forcën. Prandaj, nuk thërrasin as një media për të përcjellur Kuvendin e AKK-së.Në kuvendin vjetor të këtij organi, u tentua të kontrabandohen procese të rëndësishme si:

  1. Mungesa e transparencës,
  2. Mos anëtarësimi i Komunave të Veriut të Kosovës në AKK,
  3. Mohimi i të drejtës për anëtar të bordit nga radhët e LVV-së”,shkroi ai./Lajmi.net/