Tenderët milionësh në shënjestër: 8.8 milionë euro nën hetim, një zyrtar në mbajtje

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë ka ndërmarrë veprime konkrete pas dyshimeve për keqpërdorim të pozitës zyrtare në procedurat e tenderëve publikë, që kapin një vlerë mbi 8.8 milionë euro. Sipas Policisë së Kosovës, një zyrtar publik dyshohet se ka manipuluar kriteret e tenderëve në favor të operatorëve të caktuar…

Lajme

21/10/2025 17:28

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë ka ndërmarrë veprime konkrete pas dyshimeve për keqpërdorim të pozitës zyrtare në procedurat e tenderëve publikë, që kapin një vlerë mbi 8.8 milionë euro.

Sipas Policisë së Kosovës, një zyrtar publik dyshohet se ka manipuluar kriteret e tenderëve në favor të operatorëve të caktuar ekonomikë, duke ndikuar që ata të shpallen fitues në mënyrë të kundërligjshme, transmeton lajmi.net.

Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe kanë përfshirë sigurimin e provave, dëshmive dhe sekuestrimin e pajisjeve të komunikimit.

Personi i dyshuar është intervistuar dhe, me urdhër të Prokurorisë Speciale, është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Ndërkohë, dy persona të tjerë të përfshirë në rast janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka bërë të ditur se hetimet janë ende në zhvillim e sipër dhe priten veprime të mëtejme ligjore ndaj të përfshirëve.

Komunikata e plotë: 

Ndërmerren masa ndaj personave të dyshuar për keqpërdorim në procedurat e tenderëve, një person i dyshuar dërgohet në mbajtje për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”

Prishtinë, 21 tetor 2025

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka zhvilluar një hetim lidhur me dyshimet për “keqpërdorim të pozitës zyrtare” në procedurat e tenderëve publikë.

Gjatë hetimeve janë siguruar prova dhe informata që mundësojnë dyshimin se një zyrtar publik ka ndihmuar operatorët ekonomikë për t’u shpallur fitues në tenderë të caktuar, duke përshtatur kriteret e përcaktuara nga autoritetet kontraktuese në mënyrë të kundërligjshme. Vlera totale e tenderëve në fjalë tejkalon 8.8 milionë euro.

Veprimet hetimore janë zhvilluar në bashkëpunim të vazhdueshëm me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, duke përfshirë sigurimin e dëshmive dhe masa të tjera hetimore, përfshirë sekuestrimin e pajisjeve komunikuese.

Personi i dyshuar është intervistuar dhe, me urdhër të Prokurorisë Speciale, është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet dhe Polici./lajmi.net/